
Gazetari Blendi Fevziu, ka pasur një reagim të pazakontë mbrëmjen e djeshme teksa lexonte një mesazh të cilin ia kishte dërguar kryeparlamentarja Elisa Spiropali gjatë emisionit “Opinion” ku ishte i ftuar kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Fevziu ndërpreu njërin prej analistëve për t’i kthyer përgjigjie me mesazh Spiropalit. Ndërsa pasi përfundoi së shkruajturi mesazhin, hodhi telefonin në dukje i acaruar me tekstin e kryeparlamentares.
“Më fal pak Mark të lutem se kam një replikë me zonjën Spiropali (hedh telefonin i acaruar)”- shprehet Fevziu.
@rtvklanofficial Fevziu flak tutje telefonin! Çfarë mesazhi i dërgoi Spiropali live në Opinion që solli reagimin? Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN #tvklan #opinion #gazmendbardhi #partiademokratike
♬ original sound - RTV KLAN
Më pas kreu i grupit të deputetëve demokratë, Bardhi, i kërkoi me batutë që t’u tregonte edhe të tjerëve çfarë i kishte shkruar kryeparlamentarja. Fevziu u përgjigj duke thënë se i kishte ardhur një mesazh aspak i denjë për një person që merret me politikë.
Diskutimi në studio:
Bardhi: Na trego njëherë çfarë të shkruajti dhe përse replikove.
Fevziu: Më shkruajti një gjë, ose një reagim shumë pak dinjitoz për një njeri që merret me politikë. Por s’po reagoj tani, po meqë më pyete e thashë.
Bardhi: E kisha batutë, se nuk kam asnjë arsye për të lexuar komente private. Versus.al
@rtvklanofficial U nervozua pas mesazhit live, çfarë i tha Spiropali? Fevziu: Ca njerëz harrojnë nga vijnë Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN #tvklan #opinion #gazmendbardhi #partiademokratike
♬ original sound - RTV KLAN








