Deputetja Marjana Koçeku ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, vetëm pak ditë pasi u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Prania e saj u vu re në mesin e protestuesve që kërkojnë ndryshime politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.
E rrethuar nga mediat, Koçeku zgjodhi të mos japë shpjegime për pjesëmarrjen e saj në tubim apo për zhvillimet e fundit politike.
“E kam mendjen te protesta. Ta lëmë vëmendjen te protesta. Do të prononcohem në një moment të dytë”, u shpreh ajo shkurtimisht.
Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 21-të, ka mbledhur qytetarë nga i gjithë vendi dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, duke u shndërruar në një nga tubimet më të ndjekura të javëve të fundit./Versus.al

