Deputetja Marjana Koçeku iu bashkua protestës së zhvilluar në Tiranë, vetëm pak ditë pasi njoftoi largimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Më 14 qershor, përmes një deklarate në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur vendimin për t’u shkëputur nga mazhoranca që e mbështeti në zgjedhje dhe e përfaqësoi në Kuvend. Një ditë më pas, Koçeku publikoi simbolin e flamingos, i cili është identifikuar gjerësisht me protestat që po zhvillohen prej javësh në vend.
Gjatë pjesëmarrjes në tubimin e sotëm, deputetja reagoi edhe në rrjetet sociale, ku publikoi një mesazh të shkurtër: “Në tribunën më të bukur të demokracisë”, duke shoqëruar postimin me pamje nga protesta./Versus.al


