AKTUALITET /

Vr*t fqinjin pas një konflikti të çastit, arrestohet 25-vjeçari

Shkruar nga Versus

Vr*t fqinjin pas një konflikti të çastit, arrestohet

Një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar tragjikisht mbrëmjen e sotme, duke i marrë jetën një 60-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në lagjen “Mollaj”, ku dy banorë të zonës janë përfshirë në një përplasje për motive të dobëta. Sipas të dhënave paraprake, gjatë konfliktit janë përdorur mjete prerëse.

Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër i përfshirë në konflikt, një 25-vjeçar, ka pësuar dëmtime të lehta në dorë.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes./Versus.al

Tags:

vrasje

Poll