Deputetja Marjana Koçeku është shfaqur në protestën e zhvilluar në Tiranë, vetëm pak ditë pasi njoftoi largimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Më 14 qershor, Koçeku bëri publik vendimin për t’u shkëputur nga shumica qeverisëse që e çoi në Kuvend, ndërsa një ditë më vonë publikoi në rrjetet sociale simbolin e flamingos, i cili është kthyer në një nga elementët identifikues të protestave që po zhvillohen prej javësh në vend.
Prania e saj në tubimin e së shtunës ka tërhequr vëmendjen, duke ardhur në një moment kur ish-deputetja e mazhorancës ka marrë qëndrime publike të ndryshme nga ato të Partisë Socialiste./Versus.al


