AKTUALITET /

Protestuesja nga Italia ultimatum Ramës: Rruga drejt dorëheqjes qoftë sa më e lehtë

Shkruar nga Versus

Protestuesja nga Italia ultimatum Ramës: Rruga drejt dorëheqjes

Një protestuese e ardhur nga Italia mori fjalën gjatë tubimit të zhvilluar në Tiranë, ku i adresoi një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama në emër të shqiptarëve të diasporës.

Ajo deklaroi se protestuesit e mbledhur përfaqësojnë, sipas saj, votat e diasporës që nuk janë respektuar, ndërsa theksoi se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit po qëndrojnë krah protestuesve në Shqipëri.

Në fjalën e saj, protestuesja përmendi edhe mbështetjen e disa eurodeputetëve, duke pretenduar se ata po ndjekin nga afër zhvillimet dhe kërkesat e ngritura nga protestuesit.

Në përfundim të fjalimit, ajo i kërkoi kryeministrit Rama të japë dorëheqjen, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen e duhur për situatën politike në vend.

“Jemi të gjitha votat që ke vjedhur në diasporë këtu sonte. Sot jemi këtu për t’ju sjellë një mesazh të qartë, diaspora e Milanos ecën krah për krah e protestuesve të Tiranës.

Kemi ngritur zërin në Itali ashtu siç po e ngrini ju sot këtu. Shqipëria është vendi ynë dhe do e mbështesim deri në fund.

Ne nuk jemi vetëm, dua ti them Ramës se ne kemi mbështetjen dhe të eurodeputetëve të parlamentit evropian.

Ata po na ndjekin hap pas hapi, po na dëgjojnë zërin, po lexojnë një për një pankartat.

Kanë shprehur gatishmëri për të qenë pranë nesh deri në fund.

Zoti Rama të uroj që rruga drejt dorëheqjes të jetë sa më e lehtë”, tha protestuesja.

/Versus.al

Tags:

protesta

Poll