Live Updates /

21 ditë protesta, diaspora mbërrin në Tiranë për protestën! Dhjetëra makina me flamuj kuq e zi përshkojnë rrugët e kryeqytetit

*Që prej mbrëmjes së djeshme, mijëra shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës u nisën me automjete e me avion drejt Shqipërisë. Me flamuj të shumtë nëpër dritaret e makinave, mijëra prej tyre kaluan sot pikën kufitare të Muriqanit për të mbërritur në Shkodër nga ku më pas do të nisen drejt Tiranës për protestën kombëtare të thirrur para qeverisë. *Kërkesat e tyre mbeten të njëjta, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe klasës së vjetër politike si dhe dalja e tij para drejtësisë së bashku me kryedemokratin Sali Berisha. *Sot në ditën e 21 të protestës, pritet të shënohet pjesëmarrja më e madhe e një revolte që nisi nga rrethimi i tokës në Zvërnec dhe tërheqja zvarrë e njërit prej protestuesve nga policia private në sy të policisë së shtetit që heshti.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 ORE ME PARE

VIDEO/ "Erdhën bijt e shqipes", diaspora mbërrin në Tiranë për protestën. Dhjetëra makina me flamuj kuq e zi përshkojnë rrugët e kryeqytetit

21 ditë protesta, diaspora mbërrin në Tiranë për
Pamje nga protesta

Autokolonat me emigrantë shqiptarë kanë hyrë në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së organizuar kundër qeverisë.

Dhjetëra automjete, të shoqëruara me flamuj kuqezi, përshkuan rrugët e kryeqytetit duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Të ardhur nga vende të ndryshme ku jetojnë dhe punojnë, emigrantët u bënë pjesë e tubimit për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj protestuesve dhe kërkesave të tyre.

Prania e diasporës në protestë u konsiderua si një shenjë solidariteti dhe angazhimi, duke treguar se interesimi për zhvillimet në vend mbetet i fortë edhe tek shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve.

View this post on Instagram
 
A post shared by Versus.al (@versusalbania)

6 ORE ME PARE

Radhë kilometrike në pika kufitare, diaspora mbërrin në Shqipëri për protestën e sotme

21 ditë protesta, diaspora mbërrin në Tiranë për

Në pikën kufitare të Muriqanit është krijuar një autokolonë e gjatë automjetesh që presin të hyjnë në Shqipëri. Me mijëra shqiptarë që jetojnë në shtete të ndryshme të Europës kanë bërë një rrugë të gjatë për të mbërritur në atdhe.

Siç shihet edhe nga pamjet, me flamuj kuqezi në dritare, shqiptarët janë bërë bashkë për të qenë të pranishëm në protestën që mbahet në Tiranë për ditën e 21 me radhë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të klasës së vjetër politike. Versus.al

8 ORE ME PARE

Diaspora vërshon për në atdhe, mijëra shqiptarë drejt Tiranës! Çfarë pritet në protestën e sotme

21 ditë protesta, diaspora mbërrin në Tiranë për

Sot në Tiranë pritet të mbahet një ndër protestat më të mëdha që prej se kanë nisur tubimet për Zvërnecin që më pas u fokusuan në kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër.

Me mijëra shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës janë nisur drejt Shqipërisë për të qenë të pranishëm në protestën e 21-të që mbahet mbrëmjen e sotme para qeverisë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë varg të gjatë automjetesh të nisura nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania për të mbërritur në protestën që mbahet të shtunën. Me flamuj kuqezi teksa kalonin kufirin tokësor të shteteve të ndryshme, mijëra prej tyre janë parë teksa valëvisin flamurin kuqezi nga dritaret e makinave.

Ata pritet t’u bashkohen sot bashkëatdhetarëve të tyre të cilët prej javësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kastës së vjetër politike. Versus.al

Poll