AKTUALITET /

Nga qeveria teknike tek hetim për Ramën, diaspora shpalos kërkesat në protestë

Shkruar nga Versus

Nga qeveria teknike tek hetim për Ramën, diaspora shpalos

Përfaqësues të diasporës shqiptare, të ardhur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së 21-të para Kryeministrisë, kanë paraqitur një sërë kërkesash që, sipas tyre, synojnë reformimin e sistemit politik dhe rritjen e besimit të qytetarëve te institucionet.

Gjatë fjalimeve nga podiumi i protestës, një prej përfaqësuesve kërkoi që SPAK të ndërmarrë hapa për heqjen e imunitetit të kryeministrit Edi Rama dhe nisjen e procedurave hetimore ndaj tij.

Gjithashtu, ai iu drejtua edhe Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shqyrtimin e çështjeve që, sipas protestuesve, kërkojnë vëmendjen e institucionit më të lartë kushtetues në vend.

Një tjetër propozim i paraqitur ishte ngritja e një qeverie teknike me mandat njëvjeçar, e përbërë nga ekspertë dhe figura jopartiake.

Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe duhet të organizohet edhe një referendum popullor, rezultatet e të cilit të pasqyrohen më pas në Kushtetutën e vendit.

Diaspora kërkoi gjithashtu verifikimin e pasurive të politikanëve, deputetëve dhe ministrave, si dhe sekuestrimin e pasurive që nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash.

Protestuesit deklaruan se pjesëmarrja e tyre në tubim lidhet me shqetësimet për zhvillimet politike dhe sociale në vend, si dhe me fenomenin e emigrimit të shqiptarëve gjatë viteve të fundit./Versus.al

Poll