
Një moment që tërhoqi vëmendjen gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë ishte reagimi i disa protestuesve ndaj një banderole me imazhin e kryeministrit Edi Rama.
Në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë, disa prej pjesëmarrësve iu afruan banderolës dhe e goditën me duar, duke e cilësuar veprimin si një formë simbolike të shprehjes së pakënaqësisë ndaj drejtimit të vendit.
Ky episod u shoqërua me thirrje dhe slogane të protestuesve, të cilët kërkuan ndryshime politike dhe adresimin e shqetësimeve të ngritura gjatë tubimit./Versus.al
View this post on Instagram


