AKTUALITET /

Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë: Sonte do ta gdhijmë këtu!

Shkruar nga Versus
Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë: Sonte do ta gdhijmë
Pamje nga protesta

Pas përfundimit të fjalimeve nga podiumi i protestës, pjesëmarrësit nisën marshimin rreth godinës së Kryeministrisë, duke vijuar tubimin me thirrje dhe slogane kundër qeverisë.

Protesta e kësaj të diele ka mbledhur në Tiranë qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora, të ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Organizatorët e kanë cilësuar atë si një protestë mbarëkombëtare kundër klasës politike dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas protestuesve, pjesëmarrja e shqiptarëve të diasporës i ka dhënë një peshë të veçantë tubimit, ndërsa një pjesë e tyre kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndrimin në shesh edhe gjatë orëve të mbrëmjes./Versus.al

Tags:

protesta

Poll