POLITIKË /

VIDEO/ Komisioneri u godit me grusht, gjendet çantë me para brenda perimetrit të KZAZ në Kashar

Por, teksa Policia ka shkuar në vendin a ngjarjes,  nga pamjet e filmuara brenda një automjeti duket edhe një kuletë me para. Makina ndodhet brenda perimetrit të KZAZ-së.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Komisioneri u godit me grusht, gjendet çantë me para brenda

Një incident është shënuar këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, në KZAZ nr. 30, ku Sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve është goditur nga një vëzhgues i kandidatit të Partisë Socialiste, Ornaldo Rakipi.

Sherri nisi pas kontestimit të një vote, ku ishin shënuar dy kandidatë, ndër ta edhe Rakipi. Vëzhguesit e tij këmbëngulën që vota t’i njihej këtij të fundit, çka çoi në debat dhe më pas në përplasje fizike.

Por, teksa Policia ka shkuar në vendin a ngjarjes,  nga pamjet e filmuara brenda një automjeti duket edhe një kuletë me para. Makina ndodhet brenda perimetrit të KZAZ-së. /Versus.al/

Poll