
Kryeministri Edi Rama priti sot në kryeministri ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Niko Dendias.
Në rrjetet sociale, Rama se Dendias është një mik i çmuar dhe mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes dy vendeve Shqipëri-Greqi.
Vizita e zyrtarit grek është komentuar gjerësisht nga mediat në Athinë, të cilat e lidhin atë me përpjekjet për të rikthyer në tryezë negociatat për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas raportimeve të mediave greke, Athina synon të riaktivizojë procesin e dakordësuar në vitin 2020 për dërgimin e çështjes së delimitimit detar në Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
View this post on Instagram

