
Policia e shteti largoi me forcë protestuesit e Adriatik Lapaj të cilët ishin ulur në karrige para kryeministrisë. Polica përdori forcën për ti zhvendosur nga sheshi gjë e cila u prit me reagime të ashpra verbale nga Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij.
Protestuesit dhe Lapaj dëgjohen teksa thërrasin “Turp për policinë e shtetit”, “maskara”, “ik”. Protestuesit kërkuan ndërhyrjen e ambulancës pasi një nga protestuesit u lëndua gjatë përplasjes me forcat e policisë. Mjekët i dhanë ndihmën e parë protestuesit të lënduar ndërkohë Adriatik Lapaj deklaroi se protesta do të vazhdojë para kryeministrisë pavarësisht se u larguan me forcë nga sheshi.
“Do të rikthehemi sërish para kryeministrisë, nuk largohemi deri sa Edi Rama të dorëhiqet”, këto ishin fjalët e Lapaj.
Prej disa ditësh Lapaj dhe mbështetësit e tij po protestojnë para kryeministrisë./Versus.al
View this post on Instagram

