POLITIKË /

VIDEO/ Meta në burg, deputetët e PL ‘e djegin’ në festën e fundvitit, mungon Kryemadhi

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Meta në burg, deputetët e PL ‘e djegin’ në

Anëtarët e Partisë së Lirisë kanë zhvilluar festën e fundvitit në një prej lokaleve të Tiranës.

Ata kanë kërcyer e vallëzuar nën ritmet e këngëve popullore shqiptare, duke shijuara festën. Ndryshe nga vitet e tjera, kreu i partisë, Ilir Meta, nuk ishte pjesë e festës, pasi ndodhet në burg.

Ish-presidenti i vendit ndodhet në qeli që prej 21 tetorit, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje pasurie’.

Në pamjet e publikuara nga zv. Kryetarja e partisë, Erisa Xhixho, nuk duket Monika Kryemadhi, e cila nuk dihet nëse ka qenë apo jo pjesë e festës.

Edhe deputetja është nën hetim dhe GJKKO vendosi masën detyrim për t’u paraqitur. SPAK deklaroi më parë se Meta dhe bashkëshortja e tij ‘në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë, janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale’.

Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 në lidhje me aferën e njohur si CEZ-DIA, që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura.

Tre vjet më vonë është hapur një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: