
Raporti i Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve për kërkesën e SPAK mbi heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut u lexua në Kuvend nga deputeti Oerd Bylykbashit. Por ajo çfarë ka ngjallur shumë habi në publik është paraqitja e pazakontë e Bylykbashit në foltoren e Kuvendit.
Teksa lexonte raportin e përgatitur për Ballukun, sidomos në momentin kur përmendte emrin e saj, deputeti pëson ndryshime të dukshme në fytyrë që bashkëshoqërohen me belbëzime, lapsuse dhe ngatërrime fjalësh.
Përveç faktit se nuk dukej të ishte familjar me raportin që po lexonte, gjendja e tij ishte mjaft e pazakontë dhe e çuditshme duke ngritur pyetje për shkaqet që e kanë krijuar një gjendje të tillë. Diskutimet kanë qenë të ndryshme që nga pyetja nëse deputeti është nën ndonjë presion të jashtëm e deri tek mundësia që as ai vetë të mos i besojë ato që lexon duke parë pasigurinë e tij në artikulim. Versus.al

