POLITIKË /

Vinçi në Durrës shkul kioskat dhe tendat, Rama nxjerr pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Sipas Ramës, aksioni do të rrisë cilësinë e jetës komunitare.

Shkruar nga Versus

Vinçi në Durrës shkul kioskat dhe tendat, Rama nxjerr pamje nga

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, këtë herë nga qyteti i Durrësit.

Teksa shihen fadromat që vijojnë punën në mes të ditës për të hequr kioskat dhe tendat e ndryshme të bizneseve, Rama shkruan se aksioni bëhet për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që konsiston në rritjen e cilësisë së jetës komunitare.

“Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, ku do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit”- shkruan kryeministri.

Aksioni ka vijuar në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa ka patur edhe kritika për mënyrën e vrullshme të aksionit dhe zhvillimin e tij në kulmin e sezonit turistik pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare. Versus.al

Poll