
Klevis Kaso dhe Erjona Ismaili janë emëruar drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në Vlorë. Ky ndryshim erdhi pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin bregdetar, ku ai zhvilloi takime me strukturat lokale të partisë dhe me Kryetarin e Bashkisë, Ermal Dredha.
Klevis Kaso, i cili garoi në zgjedhjet e 11 majit në listë të hapur, nuk arriti të sigurojë mandat për legjislaturën e ardhshme, ndërsa Erjona Ismaili tashmë është deputete e PS-së, me mandat të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ardhur nga lista e mbyllur për qarkun e Vlorës.
Burime nga selia rozë bëjnë me dije se këto ndryshime janë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë në strukturat lokale të PS-së, me fokus te përfshirja e figurave të reja dhe fuqizimi i lidhjes me komunitetin.
Gjatë takimit në bashki, Rama u shoqërua nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, dhe përfaqësues të tjerë të PS-së./Versus.al







