POLITIKË /

“Votoni 1-shin të ikë ky psiqiku”, Rama-tifozit të Juventusit: Edhe ti Brut?! Na turpërove fare

Shkruar nga Versus

“Votoni 1-shin të ikë ky psiqiku”, Rama-tifozit të

Teksa lexonte disa prej komenteve kritikuese ndaj qeverisë, Rama hasi edhe në një koment ku një tifoz i Juventusit, skuadrës që mbështet edhe kryeministri, bënte thirrje që të votohet Partia Demokratike.

“Voto nr.1 të ikë ky psiqiku”- shkroi komentuesi me emrin në FB “Juventus Juve”.

Ky koment zhgënjeu kreun e qeverisë i cili shprehu edhe habinë sesi një tifoz i juventusit mund të jetë me PD-në ose “kënetën” siç e cilëson Rama.

“Po dhe ti mor brut? Dhe ti mor bianconero? Bianconero me kënetën, na turpërove fare. Nuk e di domethënë, po edhe ti me kënetën? Si mund të jetë një juventin me kënetën?!”- iu përgjigj kryeministri.

Sa i takon videove të montuara të cilat i publikon në rrjetin social duke identifikuar Berishën me figurën e bufit të kënetës, Rama tha se pavarësisht kritikave që merr nga njerëzit, do vijojë t’i publikojë të njëjtat video.

“E shoh se një pjesë e juaja preken shumë me 30 sekonda apo 2 minuta në ditë që shikoni bufin e kënetës. Po atë bufin do e shikoni çdo ditë, prekuni nuk kam çfarë ju bëj. Nuk doni ta pranoni se është një buf kënete. Nuk doni ta pranoni se jeni në kënetë prandaj reagoni kështu”- tha Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: