POLITIKË /

Zbardhen detaje nga mbledhja e Ramës në bashkinë Tiranë, risia në ekipin e drejtuesve dhe porosia për Ristanin

Kryetares së komanduar Anuela Ristanit, Rama i ka kërkuar dixhitalizimin e shërbimeve të bashkisë.

Shkruar nga Versus
Zbardhen detaje nga mbledhja e Ramës në bashkinë Tiranë,
Kryeministri Edi Rama, ministret Ogerta Manastirliu dhe Belinda Balluku

Pasditen e djeshme, kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me drejtuesit e bashkisë së Tiranës dhe deputetëve të zgjedhur më 11 maj. Mbledhja zgjati deri në orët e mbrëmjes dhe përveç deklaratave të bëra me praninë e mediave, Rama mësohet se ka dhënë edhe disa porosi në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Ai e ka vendosur theksin tek lirimi i hapësirave publike dhe paralajmëroi masa të reja ligjore lidhur me kontrollin mbi territorin, ndërsa mësohet se ka folur me ton të ashpër lidhur me abuzuesit e ligjit, përfshirë edhe zyrtarët shtetërorë.

Mes porosive të dhëna, Rama ka kërkuar që nënkryetarëve aktualë të bashkisë Tiranë, t’u bashkohet edhe një i pestë. Ndërsa burime bëjnë me dije se kryetares së komanduar Anuela Ristanit i ka ngarkuar detyrën për dixhitalizimin e bashkisë më të madhe të vendit. Versus.al

Poll