POLITIKË /

Rama lëviz fuqishëm në pushtetin vendor: Drejtorët jashtë, Tirana me organizim të ri

Sipas Ramës, bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Korçës, Dibrës, Fierit, Lushnjës, Elbasanit, si dhe të tjera njësi vendore, janë pjesë e këtij procesi të hapur për prurje të reja dhe profesionale.

Shkruar nga Versus

 

Rama lëviz fuqishëm në pushtetin vendor: Drejtorët

Kryeministri Edi Rama, pas urdhrit për shkarkimin e drejtorëve dhe nënkryetarëve të disa bashkive në vend, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se tashmë janë hapur thirrjet publike për aplikime në një sërë bashkish, për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj në sektorë të ndryshëm.

Sipas Ramës, bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Korçës, Dibrës, Fierit, Lushnjës, Elbasanit, si dhe të tjera njësi vendore, janë pjesë e këtij procesi të hapur për prurje të reja dhe profesionale.

Është koha që bashkitë të fuqizojnë ndjeshëm kontributin e tyre për projektin Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian,” – shkruan Kryeministri, duke i bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të aplikojnë dhe të sjellin vlera të reja në administratën vendore.

Statusi i plotë i Ramës

Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre.

APLIKONI me kurajo dhe besim.

Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.

Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. /Versus.al

 

 

Tags:

rama bashki

Poll