Deputeti Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Opinion” foli për situatën politike në Shqipëri të cilën e përcaktoi si “shumë të rëndë”. Teksa tha se beteja kundër qeverisë është jashtëzakonisht e vështirë, Shehaj tha se gjëja më e vështirë është që njerëzit të besojnë në alternativë tjetër.
Duke e analizuar situatën aktuale në vend, deputeti tha se me shumë mundësi në zgjedhjet e ardhshme, nuk do të ketë rotacion politik ashtu siç pritet.
“Ne si opozitarë kemi dy alternativa. Ose do themi ka mbaruar kjo punë, jemi të vdekur, na ka vënë Rama përpara dhe të marrim sa të marrim. Ose të merremi dhe të mundohemi të japim atë që shqiptarët duan. Do mjaftojë? Dhe mund mos mjaftojë. Ka shumë gjasa mos mjaftojë. Por ne këtë kemi në dorë, të bëhemi të besueshëm. Këtë bën opozita. Se ndryshe alternativa është nuk po mundohem fare.
Gjendja është e rëndë dhe pikërisht sepse është e rëndë, nuk është një zgjidhje që jepet menjëherë. Por ka gjasa që mos mjaftojnë. Jo ka gjasa, por është shumë e mundur që zgjedhjet e ardhshme mos të jemi në gjendje të japim zgjidhje, në kuptimin që të bëjmë rrotacionin politik. Është e vërtetë. Është një rrugëtim i gjatë. Shqiptarët janë të zhgënjyer dhe bombardojnë çdo ditë me mesazhin janë të gjithë të korruptuar, është e vërtetë që ne jemi të korruptuar thotë Rama, por këta të gjithë kanë korruptuar, s’kemi çfarë t’i bëjmë. Është kontrasti shpëtimi, zgjidhja dhe fitimi i besimit. Është një rrugëtim i gjatë, pak nga pak, lufta është e jashtëzakonshme”, u shpreh deputeti Agron Shehaj. Versus.al








