Tirana si qarku më i madh i vendit do të jetë “fushëbetejë” kryesore për 37 mandate në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 11 maj.
Falë një vendimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryeqytetit i është shtuar një mandat zgjedhor.
Ndërsa një mandat deputeti i është hequr qarkut të Korçës, duke e lënë kështu me 10 mandate nga 11 që kishte më parë.
Ndërkohë për qarqet e tjera nuk ka pasur ndryshime në numrin e mandateve për deputetë.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga shpallja e tij.
Presidenti Bajram Begaj, dekretoi datën 11 majt për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, me arsyetimin për t’i lënë sa më shumë kohë në dispozicion KQZ që të përgatisë terrenin për infrastrukturën e nevojshme për votën e diasporës.
Deri më tani, KQZ ka propozuar që të ketë votim elektronik në dy qarqet, konkretisht në Durrës dhe në Elbasan. Kjo gjë është refuzuar nga opozita e cila pretendon për parregullsi në pajisjet elektronike edhe në zgjedhjet e kaluara ku pati disa qytetarë të cilët deklaruan se pajisje kishte regjistruar alternativë tjetër nga ajo që kishin zgjedhur. Versus.al
Dokumenta bashkëngjitur








