Sot, presidenti i Republikës shpalli dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e përgjithshme më 11 maj 2025.
“Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i sukseshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit.”- thuhet në njoftimin e Presidencës./Versus.al








