POLITIKË /

Zgjedhjet e parakohshme në Himarë, Rama mbledh sot kryesinë e PS! Diskutohet emri i kandidatit

Pjesë e diskutimeve në mbledhjen e sotme të kryesisë së PS, pritet të jenë edhe përgatitjet për Kongresin që do mbahet më 20 korrik.

Shkruar nga B.V
Zgjedhjet e parakohshme në Himarë, Rama mbledh sot kryesinë e PS!
Kryeministri Edi Rama

Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 4 gusht për bashkinë e Himarës. Sot, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në orën 08:30 për të diskutuar mbi kandidaturën e mundshme të socialistëve në Himarë.

Pjesë e diskutimeve pritet të jenë edhe përgatitjet e Partisë Socialiste për kongresin që do të mbahet më 20 korrik.

Nga ana tjetër, opozita nuk ka qartësuar ende qëndrimin e saj mbi zgjedhjet e parakohshme të Himarës pasi akuzoi presidentin Begaj për shpalljen e ditës së zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak, ndërkohë që ky i fundit ndodhej në sallë me pranga në duar. KQZ tha se ishim në kushtet e një pamundshmërie të ushtrimit të mandatit dhe për pasojë konsiderohet i pavlefshëm.

Në të njëjtën ditë presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si ditën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Himarë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: