POLITIKË /

Zyrtari i PS e thotë hapur: Do qëndrojmë në pushtet deri në 2050-ën

Muharremi tha se vendit i duhet një opozitë konstruktive.

Shkruar nga Versus
Zyrtari i PS e thotë hapur: Do qëndrojmë në pushtet deri
Edi Rama, Alfred Muharremi

Këshilltari bashkiak i Partisë Socialiste në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi ka ironizuar ashpër opozitën dhe partinë Demokratike lidhur me situatën politike në vend.

I ftuar në një studio televizive, Muharremi u shpreh i bindur se PS do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2050 me këtë situatë politike.

“Nëse do vazhdohet ky konflikt parlamentar, ne jo vetëm do jemi në 2030-ën, por deri edhe në 2050-ën do na kesh sepse jemi e vetmja forcë që kemi treguar që dimë ta çojmë, por në rast se do të kemi dhe një opozitë konstruktive dhe të jetë në luftë me ne që edhe ne mos të gabojmë, mos të rrëshkasim”, tha Muharremi. Versus.al

Poll