POLITIKË /

Zyrtarja e PD akuza të forta: Si drejtori i Bashkisë bënte festa me o*gji në ambientet e institucionit

Në fjalën e saj për mediat, Kalaja pretendoi se në një telefon të sekuestruar nga organet e hetimit, që i përket njërit prej drejtorëve të arrestuar të kompanisë “5D”, ndodhet një video e një feste me përmbajtje komprometuese, e zhvilluar sipas saj brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës pas zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

Shkruar nga Versus

Zyrtarja e PD akuza të forta: Si drejtori i Bashkisë bënte festa

Zyrtarja e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka bërë deklarata të forta këtë të martë jashtë ambienteve të SPAK, ku është paraqitur për të dhënë sqarime lidhur me një padi për shpifje të ngritur ndaj saj nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën e saj për mediat, Kalaja pretendoi se në një telefon të sekuestruar nga organet e hetimit, që i përket njërit prej drejtorëve të arrestuar të kompanisë “5D”, ndodhet një video e një feste me përmbajtje komprometuese, e zhvilluar sipas saj brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës pas zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

Ajo i kërkoi drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, të japë sqarime publike nëse një material i tillë ekziston dhe nëse është pjesë e hetimeve për skandalin e dyshuar me kompaninë “5D”.

“Nëse kjo është e vërtetë, opinioni publik duhet ta dijë,” u shpreh Kalaja, duke e cilësuar çështjen si një provë të rëndësishme në zbardhjen e akuzave që lidhen me keqpërdorimin e fondeve publike dhe deformimin e procesit zgjedhor.

Ajo gjithashtu komentoi padinë për shpifje nga Veliaj, duke e quajtur një përpjekje për intimidim dhe presion politik ndaj saj dhe opozitës. “Asnjë padi nuk do të më ndalojë të flas. E vetmja rrugë për t’u përballur me drejtësinë është pendesa e plotë për veprat e kryera,” shtoi Kalaja.

Deklaratat vijnë në një moment kur hetimet ndaj kompanisë “5D” dhe lidhjeve të saj me tenderat publikë në Bashkinë e Tiranës janë intensifikuar, ndërsa SPAK nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar mbi përmbajtjen e sekuestruar në hetim. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: