MAGAZINË /

UEFA nis procedim disiplinor ndaj Shqipërisë (FSHF), ja arsyet

Shkruar nga a.b.

 

UEFA nis procedim disiplinor ndaj Shqipërisë (FSHF), ja arsyet

UEFA nis procedim disiplinor kundër Shqipërisë, Federatës Shqiptare të Futbollit, për shkak të sjelljes që cilësohet e papërshtatshme nga ana e tifozëve të saj. Edhe pse tifozët kuqezi e kthyen në festë të madhe stadiumin e Dortmundit, organizata ndërkombëtare ka sinjalizuar veprime që bien ndesh me rregulloret e saj.

UEFA nis procedim disiplinor ndaj Shqipërisë (FSHF), ja arsyet

Hyrja e tifozit në fushën e lojës në minuta e fundit të ndeshjes, duke sjellë ndërprerjen për pak çaste të ndeshjes, është pjesë e këtij hetimi disiplinor. Sipas ndërkombëtarëve, po shqyrtohet pushtimi i fushës, por edhe ndezja e fishekzjarrëve në tribuna apo edhe hedhja e objekteve.

Gjithashtu, në “llogari” të Shqipërisë është edhe “transmetimi i një mesazhi provokues, i papërshtatshëm për evenimente sportive” nga ana e mbështetësve shqiptarë, por pa specifikuar për çfarë bëhej fjalë.

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: