
Një tjetër zonë e njohur për gjelbërimin e saj do të ‘zaptohet’ nga kullat së shpejti. Bëhet fjalë për zonën e kodrës panoramike ku ndodhet Vila e Zogut në Durrës ku do të ndërtohet një kompleks pallatesh.
Pavarësisht se deri më tani zona kishte ruajtur karakterin e saj natyror dhe shërbente edhe si atraksion turistik, kompania “Rajfi Group” me administrator Ramadan Gugashin e ka zgjedhur për të nisur ndërtimin e kompleksit rezidencial me pallate 1-7 kate mbi tokë dhe 1-3 kate nën tokë. Parcela ku do të bëhet ndërtimi ka një sipërfaqe prej 15.977 metrash katrorë dhe ndodhet rreth 800 metra larg rrugës kryesore të bregdetit.
Leja e zhvillimit për këtë kompleks është miratuar në fund të janarit 2026 dhe mban firmën e Adelajda Rokës, drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Prania e pishave dhe gjelbërimit që i kanë rezistuar urbanizimit të tre dekadave të fundit rrezikon të zëvendësohet me ndërtesa betoni. Versus.al

