AKTUALITET /

U arrestua nga aksioni i befasishëm i policisë, Ramadan Zoto shoqërohej nga miku i qelisë në Greqi! Në banesën e tij në Fier u sekuestrua një arsenal armësh!

Zoto udhëtonte me Arben Ismailajn, mik i ngushtë dhe bashkëvuajtës i burgut në Greqi, në një automjet tip “Audi”, i cili u bllokua nga Forcat Operacionale në qendër të Korçës rreth orës 11:00.

Shkruar nga Versus
U arrestua nga aksioni i befasishëm i policisë, Ramadan Zoto
Pamje nga aksioni

Ramadan Zoto, i njohur me nofkën “Dane”, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen me armë të dy personave më 17 korrik në Sarandë, u arrestua këtë të premte në Korçë.

Policia bëri të ditur se operacioni blic u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë mes tre strukturave policore, duke bërë të mundur kapjen e 43-vjeçarit.

Zoto udhëtonte me Arben Ismailajn, mik i ngushtë dhe bashkëvuajtës i burgut në Greqi, në një automjet tip “Audi”, i cili u bllokua nga Forcat Operacionale në qendër të Korçës rreth orës 11:00.

Gjatë aksionit u sekuestruan disa armë zjarri, ndërsa janë shoqëruar edhe persona të tjerë të përfshirë.

Policia njofton gjithashtu se edhe Ismailaj është vënë në pranga, pasi më 17 gusht në banesën e tij në Fier u gjet një arsenal armësh, përfshirë një automatik model 56, dy pistoleta TT, një silenciator, një pistoletë tjetër dhe një sasi e konsiderueshme municionesh.

Zoto akuzohet për plagosjen e Gëzim Hajdarajt, 33 vjeç, dhe Ernest Lamajt, 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti në Sarandë. Ndërkohë, ndaj Ismailajt rëndon akuza “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stuhia”, nga strukturat e hetimit të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Vihet në pranga 43-vjeçari  Ramadan Zoto i shpallur në kërkim, pas lokalizimit në Korçë, i cili, në muajin korrik, në Sarandë, tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetas, në një lokal.

43-vjeçari, në momentin e ndalimit,  ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje.

Në pranga edhe një shtetas që e strehonte në qytetin e Fierit dhe e ndihmonte t’i shmangej Policisë, i shpallur më herët për armëmbajtje pa leje,  po në kuadër të këtij operacioni.

Sekuestrohen gjatë operacionit gjithsej 5 armë zjarri (4 pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, dhe 1 automatik), një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Në vijim të veprimeve operacionale bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbetën të plagosur me armë zjarri 2 shtetas, shërbimet e DVP Vlorë, konkretisht strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

•Ramadan Zoto banues në Sarandë, ndaj të cilit, me vendimin e datës 24.07.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e arrestimit, në qytetin e Korçës, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga edhe shtetasi Ardian Ismailaj I., 50 vjeç, banues në Fier, i cili fshihte dhe strehonte shtetasin R. Z.

50-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, pasi falë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe punës së strukturave të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, në vijim të veprimeve operacionale për finalizimin e këtij operacioni, u ushtrua kontroll konkretisht në banesën e shtetasit A. I., në qytetin e Fierit, ku dyshohej se fshihej shtetasi i kërkuar R. Z.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh dhe sendesh të tjera, konkretisht: 3 armë zjarri pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, një armë zjarri automatik, një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë./Versus.al

Poll