AKTUALITET /

Temperaturat e larta, Ministria e Mbrotjes thirrje qytetarëve: Shmangni zjarrvënien e qëllimshme! Dënohet deri në 15 vite

Ministria e Mbrotjes i ka bërë thirrje qytetarëve që për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vendin tonë të kenë kujdes ndaj zjarrvënieve të qëllimshme.

Shkruar nga B.SH

Temperaturat e larta, Ministria e Mbrotjes thirrje qytetarëve: Shmangni

Ministria e Mbrotjes i ka bërë thirrje qytetarëve që për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vendin tonë të kenë kujdes ndaj zjarrvënieve të qëllimshme.

Në postimin e saj Ministria bën të ditur se dënimi i zjarrënies në pyje dënohet deri në 15 vite burg.

Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet, shton më tej në postim Ministria e Mbrotjes.

Postimi: 

'Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta!

Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.

Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal.

Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme.

Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.

Në rast emergjence kontakto:

-127

-128

-129

Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile

08000911.

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: