Një efektiv policie është arrestuar në kuadër të operacionit të zhvilluar nga RENEA mëngjesin e sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Sipas gazetares Klodiana Lala, bëhet fjalë për efektivin Rezart Kuçi i cili dyshohet se ka konsumuar disa vepra penale si: shpërdorim detyre, trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.
Mësohet se Kuçi kishte postin e shefit të seksionit të policisë shkencore në DVP Kukës. Më parë ai ka mbajtur postin e Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1. Versus.al


