Përveç efektivit Rezart Kuçi të kapur në Vlorë në kuadër të aksionit për goditjen e grupit të Ines Hajrullës, është arrestuar edhe një ish-polic Hamëz Demushi, i cili ndodhej në Zvicër.
Kuçi ka shërbyer më herët si shef krimesh, ndërsa akuzohet për kryerjen e tre veprave penale.
Së bashku me anëtarët e grupit të ‘’të fortit të Vlorës’’, Ines Hajrullës dyshohet se janë përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Ky grup kriminal dyshohet se fshihet pas vrasjes Gentian Qarrit 5 vite më pare në Vlorë. 40-vjeçari po lëvizte në këmbë në orët e pasdites në datën 6 shkurt 2021 kur në drejtim të tij u shkrehën plumba kallashnikovi të cilat i morën jetën. Një tjetër ngjarje për të cilën dyshohet se autorët janë nga ky grup kriminal është vrasja e Bledar Briçajt po në Vlorë në vitin 2021 teksa po lëvizte me makinë kur ra pre e atentatit me kallashnikov.
Personat ndaj të cilëve SPAK kërkon arrestimin e tyre, në kuadër të dosjes që u hetuan vrasje e trafikim të tonelatave të drogës:
Inez Hajrulla (kërkim)
Ervis Matodashaj (kërkim)
Flodian Plaku (ekzekutuar në burg)
Rezart Kuçi (ekzekutuar masa nga AMP)
Hamëz Demushi (ekzekutuar masa në Zvicër)
Mendu Duka (në kërkim)
Arben Memishaj (në kërkim)
Argest Xhezani (në kërkim). Versus.al


