Ulian Shpataraku është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, pas një vendimi të marrë nga drejtori aktual i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, pak javë pasi ishte pezulluar nga detyra.
Sipas burimeve, pezullimi i tij ishte bërë më 4 mars 2026 me firmën e ish-drejtorit të komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga.
Raportohet se motivi i pezullimit dhe më pas i përjashtimit ka qenë “mosparaqitja në mënyrë të rregullt në detyrë”.
Shpataraku mbante funksionin e asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit, detyrë që e ushtronte para marrjes së masës disiplinore./Versus.al

