AKTUALITET /

“Personi i paidentifikuar” në grupin Bajri, zbulohet polici në Shkodër, nip i snajperistit të Suel Çelës

Polici Mikel Kodra nuk u gjet në banesën e tij, ndërsa rezulton të ketë fikur telefonin.

Shkruar nga Versus
“Personi i paidentifikuar” në grupin Bajri, zbulohet polici
Suel Çela, Mikel Kodra dhe Safet Bajri

Dosja e grupit të Bajrajve të Shkodrës ka nxjerrë sërish në pah përfshirjen e efektivëve të policisë në grupet kriminale të vendit. Pas sekuestrimit të telefonit të Izmir Sakicës, hetuesit gjetën foto e video ku shfaqeshin armë të ndryshme.

Në dosje binte në sy fakti se vetëm një person përshkruhej si “i paidentifikuar”. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë ky person është efektiv policie, Mikel Kodra, polic i patrullës së përgjithshme në Malësinë e Madhe.

“Personi i paidentifikuar” në grupin Bajri, zbulohet polici
Mikel Kodra

Gjithashtu mësohet se Mikel Kodra është nip i Prek Kodrës, snajperistit të kontaktuar nga Suel Çela që tentoi të eleminonte Çapjat e Elbasanit. Pasi u identifikua, Mikel Kodra është thirrur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, por nuk është paraqitur.

Efektivi nuk është gjetur as në banesën e tij dhe rezulton të ketë fikur edhe telefonin. SPAK po kryen hetime të thelluara ndaj tij dhe rolit në grupin e Bajrajve. Versus.al

Poll