AKTUALITET /

“Tentativë për t’i shitur për skrap fugat metalike”, Ura e Milotit dëmtohet 20 ditë pas rikonstruksionit

Shkruar nga Versus

“Tentativë për t’i shitur për skrap fugat

Kur kanë kaluar rreth 20 ditë nga rikonstruksioni i Urës së Milotit, është regjistruar një veprim i turpshëm gjatë orëve të fundit.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, fugat metalike të urës janë dëmtuar si pasojë e një tentative grabitje gjatë natës. Dyshohej se qëllimi ishte që t’i çonin për t’i shitur për skrap.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar është njoftuar mëngjesin e sotëm nga kompania kontraktore e mirëmabjtjes, lidhur me një dëmtim të qëllimshëm në Urën e Milotit dhe ka dërguar menjëherë inxhinierët e tij në terren për verifikimin e situatës.

Nga verifikimet rezulton se fugat metalike të urës janë dëmtuar si pasojë e një tentative grabitjeje gjatë orëve të natës.

Ky akt është referuar menjëherë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pasi përbën jo vetëm dëmtim të pronës publike, por edhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor. Aktualisht, dëmtimi është riparuar nga grupet e mirëmbajtjes dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht”- thuhet në njoftimin e ARRSH. Versus.al

Poll