Policia njoftoi sot arrestimin e 2 vëllezërve shqiptarë në Itali të cilët kërkoheshin prej 27 vitesh nga drejtësia shqiptare për vrasjen e një personi në hakmarrje për vëllain e tyre të vrarë.
Bëhet fjalë për Artur Mehillin, 60 vjeç, dhe Arben Mehillin, 54 vjeç të cilët në vitin 1999 vranë me armë zjarri të riun Rezar Metaj. Ky i fundit në vitin 1997 u kishte vrarë vëllain, Sokol Mëhilli.
Ndaj tyre në vitin 2001 gjykata dha dënim në mungesë me 32 vite burg në total. Mirëpo dy vëllezërit ndodheshin në Itali ku jetonin duke përdorur emra të tjerë, konkretisht Artur Davidhi dhe Arben Gjermeni. Me këto emra kishin siguruar edhe dokumentet e qëndrimit në Itali.
Sokol Mëhilli, vëllai i tyre i vrarë në vitin e mbrapshtë, rezulton të ketë qenë babai i Stenaldo Mëhillit, ish-banorit të Big Brother VIP i cili me shembullin e tij frymëzoi shumë persona. Gjatë rrëfimit në spektaklin e njohur, Stenaldo tregoi se babai i tij ishte vrarë kur ai ishte vetëm 1 muajsh. Versus.al

