MAGAZINË /

FOTO/ Miss Shqipëria 2024, kjo është vajza që “rrëmbeu” kurorën e më të bukurës shqiptare

Shkruar nga Versus
 


Klea Llagonia është kurorëzuar Miss Shqipëria 2024. Eneida Muçaj u shpall shoqëruesja e parë e Miss Shqipërisë, ndërsa Rebeka Cani u shpall shoqëruesja e dytë.

Edicioni i 26 i këtij kompeticioni u përmbyll me një mbrëmje organizuar në kalanë e Peqinit. Nën moderimin e Drita Zirit dhe Ermal Peçit, ishte një spektakël që dhuroi mjaft emocione.

Gjatë mbrëmjes, kishte edhe të ftuar këngëtarë të mirënjohur si Xhesika Polo, David Dreshaj, NRG Band, Altin Goci, Stresi dhe Argjend Gjigja.

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al