AKTUALITET /

VIDEO/ “Qeveria e korruptuar na përzuri nga shtëpitë në 35 vjet”, Haga solidarizohet me Tiranën, diaspora proteston me këngë polifonike

Përmes një forme të veçantë proteste, demonstruesit në Hagë, kanë zgjedhur të shpalosin trashëgiminë kulturore duke kënduar këngë polifonike.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Qeveria e korruptuar na përzuri nga shtëpitë

Edhe shqiptarët që jetojnë në Holandë, kanë protestuar ditën e sotme kundër qeverisë, duke u solidarizuar me protestuesit që prej 2 javësh janë ngritur në këmbë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një forme të veçantë proteste, demonstruesit në Hagë, kanë zgjedhur të shpalosin trashëgiminë kulturore duke kënduar këngë polifonike.

"Dhe kështu do të arrijmë ta rrëzojmë qeverinë e korruptuar që na ka përzënë nga shtëpitë tona për 35 vjet. Shqipërinë e përfaqëson folklori, e përfaqëson arti, e përfaqëson kultura, tradita", është shprehur një nga folësit gjatë protestës.Versus.al

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al