AKTUALITET /

100 gram kokainë, 6 policë ndërhyjnë për të kapur shpërndarësin në Tiranë

Shkruar nga Versus

100 gram kokainë, 6 policë ndërhyjnë për të kapur

Tiranë- Një 38 vjeçar me inicialet A.K është arrestuar nga policia pasi u kap me 100 gram kokainë në automjetin e tij tip “Audi”. Gjatë momentit të ndërhyrjes, janë angazhuar rreth 6 efektivë policie për të neutralizuar 38 vjeçarin që do shiste drogën.

“Nga kontrollet në automjetin tip “Audi” në fshatin Mëzez, u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, gati për shitje”- thuhet në njoftim.

Droga dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Versus.al

Poll