AKTUALITET /

"Ma jep telefonin", 62 vjeçari vr*u gruan me çifte, xhelozia pistë kryesore e hetimit

Shkruar nga Versus
"Ma jep telefonin", 62 vjeçari vr*u gruan me çifte,
Autori, Shtjefën Ziçi pak momente para se të kryente krimin

Vrasja e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku burri vrau gruan me çifte, ka tronditur të gjithë banorët e zonës të cilët i njihnin Shtjefën dhe Bardhe Ziçin si një çift të qetë dhe që nuk kishin probleme.

Hetimet e policisë, kanë ngritur si pistë kryesore xhelozinë e 62 vjeçarit, gjë që mund ta ketë shtyrë deri në marrjen e aktit të rëndë. Kamerat e sigurisë, kanë treguar se para ngjarjes, Ziçi i kishte kërkuar telefonin bashkëshortes së tij të ndjerë.

Për këtë gjë kishte patur një debat mes tyre dhe menjëherë më pas ai futet për të marrë çiften që e kishte me leje dhe e lë të vdekur në vend gruan e tij.

Autori ende nuk ka dhënë dëshmi për ngjarjen për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Por pala mbrojtëse i mbetet qëndrimit se vrasja ka qenë aksidentale dhe se 62 vjeçari e kishte marrë çiften për ta pastruar pa patur dijeni se kishte plumba brenda. Versus.al

Poll