Prokuroria e Durrësit ka dhënë detaje të reja nga episodi kriminal me tjetërsimin e pronave që tronditi dje opinionin publik. Ndërsa njofton se janë sekuestruar mbi 53 mijë m2 tokë dhe se janë caktuar masa sigurie për 12 persona, prokuroria ka zbuluar edhe sesi është vepruar me tjetërsimin e 13 sipërfaqeve të tokës.
Në hetimet e nisura në vitin 2022 janë zbuluar problematika nga inventarizimi i regjistrave duke krijuar dyshime për falsifikimin e tyre. Ky mekanizëm ishte përdorur në 6 raste në një zonë bregdetare në Kallm të Durrësit.
Dyshohet se personat nën hetim: Ramazan Shesh, Shaqir Sheshi, Arianit Mataj, Viktor Mataj, Besnik Xhafa dhe Fiqeret Xhafa bashkëpunuan me zyrtarë të Kadastrës për të falsifikuar dokumentet për regjistrimin e pasurive me qëllim përfitimin material.
Këto dokumenta më pas u futën në arkivën e Kadastrës duke dubluar numrat e referencës dhe më pas duke u regjistruar fiktivisht në regjistrin e pasurive të paluajtshme. Gjithashtu, rezulton se jane hequr fletët origjinale të regjistrit nga ku pasuria me zë kadastral “shtet” u zëvëndësua me fletë të fallsifikuara në emër të personave në hetim, të cilët më pas në disa raste për të humbur gjurmët i kanë shitur këto pasuri te persona të tretë.
Zyrtarët e Kadastrës Adrian Kona, Bledar Zerba, Rovin Zeqja, Jonida Mergeja, Leandro Dervishi dhe Artur Çobani kanë regjistruar pasuritë me dokumentacionin e falsifikuar në kundërshtim me ligjin duke mos kryer asnjë prej verifikimeve përkatëse. Për pasojë, prokuroria vendosi:
1. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin R.SH, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Falsifikimit të dokumentave’ dhe të ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’;
2. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin A.K, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
3. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin B.Z., i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
4. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues “Arrest me burg” për shtetasin R.Z, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
5. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin Sh.Sh. i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
6. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues ‘Arrest në shtëpi” për shtetasin V.M. i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
7. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin A.M. i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
8. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin B.XH i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimi i dokumentave’;
9. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin F.XH., i biri, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Falsifikimit të dokumentave’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale’;
10. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues të “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin J.M, e dyshuar për veprat penale të ‘Shpërdorimit te detyrës’;
11. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin L.D, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’; dhe
12. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin A.C, i dyshuar për veprën penale te ‘Shperdorimit te detyres’.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u vendos gjithashtu sekuestro preventive ndaj pasurive të mëposhtme:
- Pasuria Nr. 276/1 Durrës me sip.27.550 m2;
- Pasuria Nr. 147/8 Durrës me sip.14228 m2;
- Pasuri Nr. 39/7 Durrës me sip.6000 m2;
- Pasuria Nr. 462/12 Durrës me sip.3800 m2;
- Pasuria Nr. 143/21 Durrës me sip.5500 m2;
- Pasuria Nr. 143/22 Durrës me sip.5500 m2;
- Pasuria Nr 276/91 Durrës me sip.500 m2;
- Pasuria Nr 276/84 Durrës me sip.7000 m2;
- Pasuria Nr 276/89 Durrës me sip.500 m2;
- Pasuria Nr 276/90 Durrës me sip.500 m2;
- Pasuria Nr 276/88 Durrës me sip.500 m2;
- Pasuria Nr 276/87 Durrës me sip.3000 m2; dhe
- Pasuria Nr 276/85 Durrës me sip.6000 m2.
Hetimet po vijojnë për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale të tjetërsimit të pronave. Versus.al

