AKTUALITET /

Goditja e 6 pikave ‘exchange’ në Berat, prokuroria: U zbuluan me kamera të fshehtë! Mbi 200 mijë € nën sekuestro

Shkruar nga Versus

Goditja e 6 pikave ‘exchange’ në Berat, prokuroria: U zbuluan

Berat- Prokuroria ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me goditjen e gjashtë pikave të këmbimit valutor në 5 bashki të cilat vepronin pa licencë. 11 persona janë nën hetim pasi kishin biznese të regjistruara si agjentë për kryerjen e veprimeve dhe transfertave të parave, por nuk ishin në listën e subjekteve të licencuara nga Banka e Shqipërisë.

Pas hetimeve gjashtë mujore, gjatë të cilave u përdor një kamera e fshehtë për të provuar veprimtarinë që ushtrohej pa licencë, prokuroria lëshoi 11 masa sigurie për personat e hetuar.

Nga kontrollet e ushtruara në funksion të këtij procedimi, u gjetën dhe sekuestruan:

88 milionë lekë; 118 mijë euro; 7390 dollarë; dhe 665 paund. Versus.al

Poll