AKTUALITET /

2 vite nga marrëveshja për kampin e Gjadrit, aktivistë shqiptarë e të huaj, marshojnë drejt kryeministrisë

Shkruar nga Versus

2 vite nga marrëveshja për kampin e Gjadrit, aktivistë

Kur mbushen 2 vite nga pakti mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni për ndërtimin e kampeve për strehimin e refugjatëve afrikanë në Shqipëri, sot aktivistë shqiptarë dhe të huaj kanë dalë në një marshim drejt kryeministrisë.

Duke i quajtur kampet e ndërtuara si burgje që kufizojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut, aktivistët kanë kërkuar mbylljen e kampeve në Gjadër të cilat pavarësisht pritmshmërive të larta, pothuajse nuk kanë qenë funksionale.

Gjykata italiane vazhdimisht ka marrë mbrapsht emigrantë të dërguar me anije në Gjadër, duke rrëzuar planin që brenda një muaji të paktën 3 mijë emigrantë të strehoheshin aty në pritje të shqyrtimit të kërkesës së tyre për azil në Itali.

Pavarësisht kritikave, Rama më herët nuk e përjashtoi mundësinë që nëse emigrantët do të duan të qëndrojnë në Shqipëri për t’u punësuar dhe jetuar, të gjenden mënyra për qëndrimin e tyre këtu. Marrëveshja e firmosur më 6 nëntor pa konsultim publik, duket se nuk i ka dhënë frutet e dëshiruara. Megjithatë mbeten edhe 3 vite të tjera përgjatë të cilave qeveria italiane mund të dërgojë emigrantë në Gjadër, kampin që është nën juridiksionin italian. Versus.al

Poll