AKTUALITET /

9200 vr*sje në një vit, BBC: Kartelet shqiptare e meksikane në Ekuador bashkëpunojnë për trafikun e drogës

Shkruar nga Versus

9200 vr*sje në një vit, BBC: Kartelet shqiptare e meksikane në

Grupet kriminale shqiptare që merren me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, e kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal edhe në vendet e Amerikës Latine. Së fundmi media britanike BBC ka publikuar një reportazh nga qyteti i Duranit në Ekuador, vendi i mbushur me drogë ku bandat rivale kanë shkëmbime zjarri pothuajse çdo ditë.

Kapiteni i policisë, Jean Carlos Bustamante, u tha gazetarëve britanikë se brenda policisë ka të infiltruar të cilët janë pjesë e bandave. Teksa hynin në një lagje të quajtur “Shqiponjat”, të gjithë banorët qëndronin mbyllur në shtëpi nga frika e bandave kriminale.

Sa i takon trafikut të drogës, lënda narkotike vjen nga vendet fqinje, Kolumbia dhe Peruja. Më pas sipas reportazhit të BBC, zyrtarët ekuadorianë thonë se grupet mafioze shqiptare dhe ato meksikane bashkëpunojnë për të kontrabanduar kokainën duke përfituar nga kontrollet e dobëta kufitare të Ekuadorit.

Si pasojë e konflikteve për drogën, Ekuadori është kthyer në një vend ku bandat kriminale përplasen me njëra-tjetrën për prishjen e pazareve. Vitin e kaluar, në Ekuador pati 9200 persona të vrarë pavarësisht ofensivës së ndërmarrë nga presidenti Noboa gjatë dy viteve të fundit. Bosët kryesorë të krimit janë arrestuar, por bandat janë shpërndarë dhe kanë krijuar fraksione të reja të shumta që janë përhapur kudo në vend. Versus.al

Poll