AKTUALITET /

“Jeta ime s'vlen më”, fjalët e fundit të Nertil Buzit para vetëvr*sjes: A i marr dot 730 mijë paund mbrapsht?

Shkruar nga Versus

“Jeta ime s'vlen më”, fjalët e fundit të Nertil

Nertil Buzi alias Refit Buzi, 35 vjeçari që shkaktoi tragjedinë në Roskovec duke vrarë prindërit e ish-të fejuarës dhe më pas duke u vetëvrarë, deri në momentet e fundit ka kërkuar të ketë informacion nëse mund të merrte mbrapsht paratë që sipas tij i kishin marrë prindërit e 24 vjeçares Rozalinda Plaka.

Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal i shtëpive të barit në Angli, të cilat ai thoshte se ia kishte dhënë ish-të fejuarës, duket se janë bërë shkak për tragjedinë e rëndë të ndodhur në Fier. Shefi i policisë së Roskovecit dhe prokurori Kristi Jorgji janë përpjekur me orë që ta bindnin Buzin që të dorëzohej dhe se zhdukja e parave do të hetohej. Por 35 vjeçari sërish ishte mosbesues.

“Jeta ime nuk vlen më. Lekët s’i marr dot mbrapsht, në burg nuk dua ta shkoj”, mësohet të jetë shprehur ai, ndërkohë që prokurori i kishte premtuar, në tentativë për ta bindur të mos vriste veten, se ai do të hetonte dhe nëse ato 730 mijë paund të pretenduara do të zbuloheshin se ishin investuar në prona, ai do t'i sekuestronte dhe do t'ia kthente.

Gjatë gjithë bisedës ai rikthehej vazhdimisht te e njëjta pyetje: “A i marr unë ato para, sepse me to do ndërtoja jetën?”

Gjithashtu shprehte shqetësim për ngjarjen e ndodhur duke mos e ditur se ish-vjehrri i tij kishte ndërruar jetë. Në rrethana të paqarta, pak kohë pasi kishte dorëzuar Rozalindën, 35 vjeçari ka mësuar se ish-vjehrri kishte ndërruar jetë. Nuk vonoi shumë, dhe momente më vonë, ai qëlloi dhe veten. Pak orë më pas vdiq në spital edhe Belere Plaka, nëna e 24 vjeçares Rozalinda Plaka e cila pësoi një tronditje të thellë emocionale. Versus.al

Poll