
Ditën e premte (29 maj), në gjykatën e Athinës do të mbahet seanca e radhës e gjyqit ndaj shqiptarit Kastriot Cenko i cili vrau gruan e tij Albën, në nëntor 2024, në mënyrë makabre i errur nga xhelozia.
Cenko tha se e shoqja e tradhëtonte me mikun e tij dhe se kishte një fëmijë me të.
Por kjo deklaratë e 42-vjeçarit, në seancën e shkuar, ka sjellë reagimin e familjarëve të viktimës të cilët e sfidojnë që ai t’i bëjë fëmijës testin e ADN-së.
Kastrioti pretendoi se e dhunoi dhe e vrau gruan e tij kur ajo i tha se njëri nga fëmijët e tyre nuk ishte i tiji dhe se kishte një lidhje jashtëmartesore me shokun e tij të fëmijërisë.
“Ajo nuk e meritonte këtë fund”, thotë vëllai i 38-vjeçares së varë , duke pretenduar se ajo që tha i pandehuri nuk është e vërtetë:
“Ai i thotë të gjitha këto sepse avokatët e tij e këshillojnë të marrë një lloj lehtësimi. Janë të gjitha gënjeshtra.
Ai duhet të shkojë të bëjë një test ADN-je nëse beson se fëmija nuk është i tiji. Ata u martuan dhe brenda një viti lindi fëmija. Kur arriti të takonte shokun e tij të fëmijërisë dhe të kishte një lidhje me të?”, vijoi ai dëshminë.
“Ajo ishte në shtëpi gjithë ditën me burrin dhe familjen e tij. Ku e gjeti ajo? Ajo punonte dy dhe tre punë, pasdite dhe mbrëmje për të kontribuar financiarisht, për të ndihmuar familjen e saj”, tha një familjar tjetër.
Ata rrëfyen edhe temperamentin e të pandehurit, që nxehej shpejt.
“Nuk mund ta kuptoj pse e vrau, si i bëri të gjitha këto, si e fshehu në papafingo. Dhëndri ynë ishte një person i qetë, por mund të zemërohej papritur dhe menjëherë.
Gruaja ime, motra e Albës, është ende e shkatërruar, i mungon shumë motra e saj dhe ka raste kur nuk mund të ndalet së qari. Fëmijët janë me vëllain e autorit të krimit në Greqi”, pohon kunati i viktimës.
Sipas aktakuzës, 39-vjeçari në atëkohë e goditi gruan e tij me çekiç, më pas i mbyti një kabllo rreth qafës dhe e vendosi trupin e saj në papafingo të shtëpisë së tyre.
Në gjykatë gjatë dëshmisë ai tha se e vendosi aty që të mos e shihnin 2 fëmijët e mitur. Kurse si motiv dha xhelozinë dhe përpjekjet për ndarje të viktimës, e cila e kishte kërcënuar se do merrte edhe fëmijët me vete.
Për një javë, fëmijët e çiftit vazhduan të jetonin normalisht në shtëpi me babanë e tyre duke luajtur teatër si para autoriteteve ashtu edhe para të afërmve të të ndjerës.

