
Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, pasi një valë e dendur tymi ka mbuluar një pjesë të lagjes, duke krijuar nga distanca përshtypjen e një zjarri në pallat.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i tymit janë bërë punimet për shembjen e një godine të vjetër, e ndërtuar para viteve 1990. Tymi dhe pluhuri i krijuar gjatë ndërhyrjes kanë alarmuar banorët e zonës dhe kalimtarët.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar perimetrin për të shmangur çdo rrezik të mundshëm dhe për të garantuar sigurinë gjatë zhvillimit të punimeve.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa situata është vënë nën kontroll.Versus.al

