AKTUALITET /

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin: Dy makina përplasen pas një parakalimi të gabuar, dy gra të plagosura – njëra në gjendje të rëndë

Ngjarja ndodhi vetëm 200 metra larg vendit ku, një ditë më parë, ishte shënuar një tjetër përplasje mes dy automjetesh, me pasojë plagosjen e dy drejtuesve.

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin: Dy makina

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua këtë fundjavë rreth orës 17:30 në një nga segmentet më të rrezikshme të aksit Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur dy gra, njëra prej të cilave ka pësuar dëmtime të shumta, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi vetëm 200 metra larg vendit ku, një ditë më parë, ishte shënuar një tjetër përplasje mes dy automjetesh, me pasojë plagosjen e dy drejtuesve.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e Policisë Rrugore dhe zjarrfikësit, të cilët siguruan zonën dhe dhanë ndihmën e parë për të lënduarat. Hetimet paraprake tregojnë se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar, i kombinuar me tejkalim të shpejtësisë së lejuar nga të dy mjetet.

 

Poll