AKTUALITET /

E dhimbshme në Elbasan, varrezat ku prehen fëmijë përfshihen nga flakët, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Dëmet më të mëdha janë shënuar në varret e vjetra, ku mendohet se janë të varrosur fëmijë.

Shkruar nga Versus

E dhimbshme në Elbasan, varrezat ku prehen fëmijë përfshihen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Elbasan, ku një pjesë e varrezave është përfshirë nga flakët.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht.

Dëmet më të mëdha janë shënuar në varret e vjetra, ku mendohet se janë të varrosur fëmijë.

Shkaqet dhe autorët e mundshëm të kësaj zjarrvënieje të rëndë mbeten ende të paidentifikuar, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

Ky akt i rëndë ka shkaktuar reagime të forta në komunitet, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe respektin ndaj vendeve të shenjta.

Poll