
Lezhë- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Shullaz të Kurbinit ku një shofer ka humbur jetën.
I moshuari N.J 65 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Versus.al








